Lirohen turqit e arrestuar në Libi

Autoritetet turke kanë konfirmuarlajmin për lirimin e 6 shtetasve turq në Libi.

“Ushtria Nacionale e Libisë” kishte arrestuar 6 turq si kundërpërgjigje ndaj Turqisë, të cilën e akuzojnë për mbështetje të grupeve rivale të armatosura të “Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare” në luftën e Libisë.

Turqia kishte paralajmëruar “Ushtrinë Nacionale të Libisë” se nëse nuk liron 6 shtetasit turq do të shndërrohet në shënjestër legjitime të Turqisë.