Lirohet deputeti Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas arrestimit dhe dërgimit në organet e drejtësisë, është liruar në procedurë të rregullt.

Vet Molliqaj ka thënë se Policia e Kosovës e ka arrestuar pa asnjë ftesë paraprake për të shkuar në ndonjë gjykatë dhe në kundërshtim me procedurat në fuqi.

Ky rast, sipas tij, dëshmon se gjyqësia në Kosovë është e kapur.

Njëherësh ka theksuar se Kosova ka nevojë për shtet të së drejtës

“Kosova vazhdon me pas prioritet përndjekjen politike dhe kurrsesi ndjekjen e politikanëve të korruptuar që e kanë zhvatur shtetin dhe po e zhvatin edhe sot”, ka deklaruar Molliqaj, pas lirimit të tij.