Lirohet edhe zyrtari i dytë i UNMIK-ut që u arrestua të martën në veri

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ka njoftuar se zyrtari i dytë i këtij misioni që u arrestua të martën veri të Kosovës është liruar nga arresti policor.

Përmes një njoftimi në Twitter, ky mision ka bërë të ditur se pas lirimit, ai është dërguar për tretman mjekësor në spital.

“Zyrtari i dytë i stafit të UNMIK-ut, i arrestuar dje, sapo është liruar nga arresti policor dhe është dërguar për trajtim në spital”, thuhet në këtë njoftim.

Gjatë aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit kundër korrupsionit dhe kontrabandës, në mesin e të arrestuarve ishin edhe dy dy zyrtarë të UNMIK-ut. Njëri prej tyre është rus, ndërsa zyrtari tjetër serb, kanë raportuar mediat vendore.