Lirohet nga paraburgimi Ismet Osmani-Curri

Ismet Osmani i njohur si Curri është liruar sot nga paraburgimi, raporton Gazeta Express.

Nga Prokuroria Themelore kanë konfirmuar për Gazetën Express se i njëjti është liruar me kaucion.

“Ju është ndërruar prej paraburgimit në masë me kaucion”, kanë thënë nga prokuroria.

Rastin e ka konfirmuar për Express edhe avokati i tij Alban Arifi.

“U liru paraburgimi kanë pushu shkaqet e arrestimit është liruar me kaucion”, ka thënë i njejti.

Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes.

Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës./Express/