E plotësuar: Lista Serbe fituese e zgjedhjeve në veri

22:00 E plotësuar

Rezultatet preliminare të DnV-së për zgjedhjet në katër komunat

Mitrovicë e Veriut, 19 maj 2019

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë. 
Në bazë të raportimeve nga terreni, dalja e votuesve deri në mbylljen e vendvotimeve në 19:00 është 39% nga 85% e vendvotimeve të procesuara.

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok: 
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq: 
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan 
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, sipas rezultateve preliminare është Lista Serbe.

Në katër komunat veriore të Kosovës sot janë zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave pas dorëheqjes së kryetarëve në shenjë proteste për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Nga ana tjetër Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në ora 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet (87) dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë problem.

KQZ njofton se në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë, kishin votuar 23 mijë e 891 votues apo 41.90%.