Lista Serbe nuk duket gjëkundi, mediat në gjuhën serbe raportojnë se Simiq refuzoi të deklarohet

Pas mungesës së përfaqësuesve të Listës Serbe në stacionin e autobusëve në Mitrovicën Veriore dhe në Rashkë, një zyrtar i kësaj partie është shfaqur para një shkollë në Rashkë, pak para mesditës, shkruan Kossev, përcjell Gazeta Express.

Serbia po mban zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhje lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin.

Serbët e Kosovës, të cilët kanë nënshtetësi serbe, sot kanë udhëtuar në katër qendra të Serbisë, të caktuara për ta që të votojnë.

Mediumi kosovar në gjuhën serbe “Kossev”, ka shkruar se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë dukur askund, derisa qytetarët serbë po organizoheshin të udhëtonin për në Rashkë për të votuar.

Nga mediat është parë vetëm deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, i cili është nënkryetar i Listës Serbe.

Por ai, sic raporton Kossev, ka refuzuar të deklarohet për media për atmosoferën dhe procesin e votimit të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë.

Ndryshe, Gazeta Express, ka mësuar se nga Kosova në Serbi kanë udhëtuar sot rre 11 mijë serbë, deri në orën 13:00. Këtu përfshihen të gjithë qytetarët që kanë shkuar në Serbi, përmes të gjitha pikave kufitare.

Serbia nuk ka ndonjë metodë për të votuar shtetasit që gjenden jashtë territorit të saj. Nga Kosova kanë udhëtuar dhjetëra autobusë, të cilët kanë qenë të mbushur me votues. Është raportuar edhe për mijëra shqiptarë, shtetas të Serbisë, të cilët kanë udhëtuar në Luginën e Preshevës për të votuar.

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që shteti fqinj i saj të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës. /Express/