Lista Serbe sot te Grenelli në Berlin

Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ftuar në takim për sot në Berlin, krerët e Listës Serbe.

Siç i është konfirmuar Klan Kosovës,takimi do të mbahet në Ambasadën amerikane në kryeqytetin gjerman aty ku Grenell është ambasador.

Pos me Grenell ishin paralajmëruar edhe takime të delegacioni të LS-së në Berlin me zyrtarë të lartë të Qeverisë së kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.

Tema kyçe të bisedimeve do të jenë mundësia që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë në ardhje të Kosovës si dhe mundësitë e rinisjes së dialogut kosovaro-serb që është ndalur tash e një vit.