Liverpool dhe Napoli dy skuadrat pretendente që vijojnë fazën tjetër në Grupin E të Champions League

Ashtu siç pritej, Liverpool dhe Napoli janë kualifikuar për më tej nga Grupi E i Champions League. Kampionet në fuqi të Europës fituan 2-0 në Austri ndaj Salzburgut.

Liverpool vuajti jo pak në pjesën e parë, por në të dyten zgjidhi gjithçka, duke mos u dhënë shanc vendasëve të ëndërrojnë. Keita dhe Salah në harkun kohor të dy minutave (57’ dhe 58’), shënuan për të kuqtë. Kjo fitore e konfirmon Liverpool – in si të parin e grupit, ndërkohë që Salzburg do të vazhdojë aventurën në Europa League, ashtu si sezonin e kaluar.

Liverpooli e mbylli fazën e grupeve me 13 pikë, ndërsa Napoli me një pikë më pak. Shkon në Europa League Salzburgu (7 pikë), që kishte një mundësi të kualifikohej nëse fitonte me Liverpoolin dhe Napoli mposhtej nga Genku.
Shpëton postin e tij trajneri Carlo Ancelotti, të paktën për momentin, pasi mediet italiane kanë raportuar se De Laurentiis ka gati zëvendësuesin e tij, Genaro Gattuson.