Liverpooli shënon tre gola të shpejtë ndaj Aston Villës

Liverpooli ka arritur të rikthejë epërsinë ndaj Aston Villës në “Villa Park”, në kuadër të FA Cup dhe tani rezultati është 1:4.

Ishte fillimisht Wijnaldum i cili realizoi për epërsinë e radhës të Liverpoolit në minutën e 60-të, pas asistimit nga Minamino, shkruan Gazeta Express.

Tre minuta më vonë realizoi edhe Sadio Mane, golin e tij të dytë personal dhe të tretin për klubin në këtë takim.

Në të 65-tën realizoi edhe Salah për 1:4.

Aston Villa ka hyrë në këtë ndeshje me ekipin e U-23, kurse edhe Liverpooli ka pushuar pothuajse krejt ekipin e parë për këtë sfidë. /Gazeta Express/