Lladrovci përuron qendrën “kulturore-edukative” ku gjuha shqipe është e renditur pas asaj arabe

Në Drenas është hapur një qendër “kulturore – edukative” për ndërtimin e së cilës ka investuar shtetit arab i Kuvajtit.

Ajo që e bën këtë qendër skandaloze është fakti se gjuha shqipe është gjuhë dytësore pas asaj arabe.

Ndërsa në përurimin e kësaj qendre edukativo-kulturore kanë folur edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i Shoqatës financuese nga Kuvajti, Mahmoud Al Najadi.

“Jam shumë mirënjohës për juve si drejtor, popullit tuaj dhe të gjitha shoqatave nga Kuvajti për angazhimin që po bëni për të përkrahur Drenasin në zhvillimin ekonomik. Pasi që kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, menjëherë kemi kryer të gjitha procedurat ligjore që sa më shpejtë të jetësohet ky projekt. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe për realizimin e projekteve të tjera ne të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit”, ka thënë kryetari Lladrovci pa u brengosur fare për renditjen e gjuhës shqipe pas asaj arabe.