Lufta e Onkologjisë me sëmundjen e kancerit në Kosovë, sfidë rritja e numrit të rasteve të reja

Klinika e Onkologjisë në QKUK është qendra kryesore për luftimin e kësaj sëmundje në Kosovë. Ndonëse ka avancuar në shërbime dhe me pajisje, sfida kryesore mbetet rritja e numrit të rasteve të reja me kancer

Madje në Kosovë numri i të prekurve nga kanceri përgjatë vitit 2021 kishte shënuar një rritje, ku në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, u diagnostifikuan 1625 pacientë.

Në një intervistë për Gazeta Shneta, drejtori i klinikës dr. Ilir Kurtishi tha se gjatë vitit që lamë pas kishim një rritje të rasteve me kancer.

“Në vitin 2021 i kemi regjistruar 1625 raste, në krahasim më vitin 2020 ku kanë qenë 1440, pra kemi një rritje e cila mund të jetë edhe më e madhe duke e pas parasysh që mund të ketë pasur raste që janë diagnostifikuar dhe trajtimet i kanë marrë në klinika private”, u shpreh Kurtishi.

Sipas Kurtishit kjo rritje mund të jetë si pasoj e pandemisë, ku pacientet janë grumbulluar pasi kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk janë paraqitë në spital si frikë nga virusi.

Rritje në numrin e të prekurve nga virusi si duket e shënon edhe janari i këtij viti, ku deri tani në klinikë janë diagnostifikuar gati 100 pacientë.

Sipas drejtorit ky është një numër i madh i të prekurvë për një përiudhë kaq të shkurtë, ku dominues i kancereve është ai i gjirit.

“Në mesin e të prekurve nga kanceri, dominon kanceri i gjirit, ka dominuar çdo muaj e po ashtu në total, ku në fund të vitit 2021 kanë qenë 405 raste me kancer gjiri të moshave të ndryshme”, tha ai për GSH.

Përveç kancerit të gjirit, në një numër më të madh të pacientave, ka të prekur edhe nga kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë si dhe i oganeve gjenitale të femrave, ka bërë të ditur Kurtishi mes të tjerave.

Ndonëse moshat e prekura nga kanceri i gjirit janë kryesisht mbi 50 vjeç, drejtori thekson që ka edhe raste ku gratë preken edhe në moshë më të hershme. Madje, ai tregon që pacientja me moshën më të re që kanë trajtuar me kancer gjiri ka qenë 18 vjeçe.

Sipas Kurtishit tretmani me rreze është një avancim për klinikën, gjithsesi klinika ende ka nevojë për hapësirë dhe për mjete të sofistikuara që do të ndihmonin në trajtim të pacientëve.

“Kemi bërë një trajtim mjaftë të sofistikuar që quhet Bright Therapy që është për herë të parë në Kosovë, dhe tretmanit të ri me rreze IMRT, por kur është fjala për pajisje klinika duhet të ketë akoma hapësirë për shumë mjete të reja. Madje në kemi bërë kërkesa edhe të mëhershme që të ndryshohet një pjesë e inventarit dhe disa pajisjeve që i përdorim për kimioterapi”, u shpreh ai.

Tutje, drejtori i klinikës thekson se pajisjet e reja të cilat janë premtuar nga kuvendi do shërbejnë në të mirë të klinikës dhe se në vitet e ardhshme do jenë një ndihmë për lokalizim të të gjitha tumoreve.

“Në pesë vitet tjera do të kemi mundësi t’i lokalizojmë të gjitha format e tumorëve të të gjitha lokalizimeve me teknik të avancuar të rrezatimit, përjashtim të ndonjë formë më të rrallë të ndonjë sëmundje malinje apo metastazave të vogla që kërkojnë një rrezatim edhe me të sofistikuar”, tha ai për fund.

E, ashtu si çdo fushë tjetër edhe Klinika e Onkologjisë u përballë me pandeminë, ku sipas drejtorit kishte një numër të konsiderueshmë të pacientëve që u prekën nga virusi, gjithsesi nuk kishte raste të rënda.

Ndërsa sa i përket stafit mjekësor, vala e fundit e variantit Omicron nuk ka kursyer as infermierët ku në dhjetë ditët e fundit tetë prej tyre ishin pozitiv me COVID-19./Gazeta Shneta/