Luftë mes bandave në Prishtinë, policia del me komunikatë

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se këto të shtëna kanë ndodhur në mes të dy grupeve të cilët nuk janë identifikuar akoma.

“Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.