Lutfi Haziri mban takim publik

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se më 7 qershor 2019, në ora 11:00, do të mbahet takimi publik i Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri me qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Në këtë takim i cili mbahet në Teatrin e Qytetit, kryetari Lutfi Haziri dhe drejtorët komunal do të prezantojnë para publikut të arriturat, sfidat dhe problemet lidhur me implementimin e programit qeverisës Gjilani 2019+ për gjashtëmujorin e parë, sikurse edhe planifikimin për 6-mujororin e dytë të punës.

Në këtë takim publik qytetarët e Gjilanit do të mund të bëjnë pyetje, kritika, vërjetje e rekomandime për kryetarin Haziri dhe ekipin e tij, ku dhe do të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të kësaj Komune.