Lutfi Haziri për Anton Qunin e Lumir Abdixhikun: Kemi një qëllim

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për raportet me kundërkandidatët për kreun e partisë, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku.

Haziri tha se me të dy ka raporte të mira dhe se kanë qëllime që ta rikthejnë LDK-në.

Sipas tij kjo është rruga që do ta ndjekin që të tre kandidatët.

“Janë kolegë të respektuar dhe i kam miq. Kemi bashkëpunuar në formë, struktura dhe angazhime tona në rrethana të ndryshme. I vlerësoj dhe kjo është njëra ndër arsyet që ne tre që kemi kandiduar deri sot kemi bërë zotim që LDK-në ta rikthejmë, dhe ti gjejmë shkaktarët në strukturë. Kjo është rruga në të cilën ne do të detyrohemi që të kalojmë, duke filluar nga zgjedhjet lokale në tetor. Kjo do të ndërtohet me konsensus duke i konsultuar të gjithë ata që kanë peshë në LDK, ata që do të bashkohen të ri në LDK dhe me qytetarët”, ka thënë Haziri.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë konferencë ku shpalli kandidaturën zyrtare për kryetar të LDK-së./Gazeta Express/