Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së në Gjakovë janë prezantuar kandidatët e kësaj Qendre për deputetë. Mbledhjen e ka drejtuar kryesuesi i Këshillit, Agim Buza.
“Në këtë takim fjalën e mori edhe Avni Zogiani i cili theksoi edhe një herë rëndësinë që do të ketë fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në ndryshimin e të gjitha rrjedhave politike.
Para anëtarëve të Këshillit u prezentuan katër kandidatë të Qendrës tonë të cilët morën mbështetjen dhe besimin për të qenë në garë për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Krenar për kontributin e të gjithëve dhe me entuziazmin e fitorës të gjithë uruan:
Agon Batusha
Arbërie Nagavci
Mimoza Shala
Kreshnik Alijaj”, njofton zyra për informim e LVV-së në Gjakovë.