LVV në Suharekë: Rruga “Avni Hodaj” në Samadraxhë, dëmtohet pa i mbushur një vit !

Rruga “Avni Hodaj” në fshatin Samadraxhë është asfaltuar nga qeverisja aktuale e Komunës së Suharekë.

Pa kaluar një vit i plotë, asfalti është dëmtuar në këtë masë, ky dëmtim i mënjëhershëm dëshmon punën e cilësisë së dobët që është bërë dhe inspektimi nga organet kompetente të Komunës.

Shumë shpejtë kjo rrugë rrezikohet të dëmtohet në tërësi.

Me gjasë, para publike do të shpenzohën përsëri për këtë rrugë, duke u hapur përsëri një procedurë tenderuese, tash jo për ndërtim por për rregullim, thuhet në reagimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.