Macron uron Osmanin për 13 vjetroin e pavarësisë së Kosovës, nuk përmend njohjen nga Serbia

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka uruar homologen Vjosa Osmani  dhe popullin e Kosovës për 13 vjetorin e  pavarësisë, ka potencuar rëndësinë e rifillimit të dialogut me Serbinë, por nuk e ka përmendur njohjen e Kosovës nga Serbia.

U.D Vjosa Osmani ka bërë publike letrën e presidenit Francez në rrjetin social Twitter, përcjell LAJME365, ku ndër të tjera thuhet:

“Unë do të doja të përshëndesja angazhimin e Kosovës në dialogun me Serbinë që nga rifillimi i tij, pas takimit të nivelit të lartë, të cilin kancelarja Merkel dhe unë e mbajtëm më 10 korrik 2020. Unë mbështes plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, z.Miroslav Lajçak, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme”, thuhet në telegramin e presidentit Macron.

Kujtojmë që Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe nga presidenti Amerikan, Joe Biden, nga Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar, presidenti gjerman Frank- Walter Steinmeier, p dhe ai italian Sergio Mattarella./lajme365.com

Tags: