Madhështore: Kosova shkruan historinë!

Kombëtarja e Kosovës ka shkruar sot historinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka mposhtur me plot meritë dhe me lojë bindëse Çekinë me rezultat 2:1.

Ishin mysafirët që e nisën më mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 16 përmes Patrik Schickut.

Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj për mrekulli përmes sulmuesit në top formë, Vedat Muriqi.

Ai shënoi në minutën e 20 nga afërsia pas asistimit nga Elbasan Rashani.

Në minutën e 66-të të ndeshjes, Mërgim Vojvoda e kaloi skuadrën e tij në epërsi, përmes një goditjeje që e la portierin Vaclik të pashpresë.

Kombëtarja e Kosovës aktualisht është duke kryesuar Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova aktualisht ka 8 pikë të grumbuluara nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Anglia ka 6 pikë të grumbulluara nga 2 ndeshje të zhvilluar aq sa ka edhe Çekia nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Bullgaria dhe Mali i Zi kanë grumbulluar vetëm nga 2 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara.