Magazina satirike “Charlie Hebdo” ka zbuluar karikaturën që ka bërë për Mbretëreshën e Anglisë dhe Meghan Markle.

Në imazh vërehet se si Mbretëresha është duke e shtypur me këmbë në fyt Meghan, shkruan Daily Record.

Po ashtu në mbishkrim shtohej pyetja: “Pse Meghan u largua nga Buckingham”, teksa në mënyrë satirike përgjigjja ishte se nuk mund të merrte frymë.

Një veprim i tillë vjen pasi Markle kishte akuzuar për racizëm familjen mbretërore, në një intervistë me Oprah Winfrey.

Karikatura tashmë është bërë virale në rrjet, derisa po komentohet për të keq, pas të njëjtës që ishte drejtuar për vdekjen e George Floyd.

Përpos kësaj, edhe deklaratat e Meghan u komentuan shumë nga publiku, pasi e njëjta thuhet se kishte menduar të vetëvritet pas presionit që kishte. /Telegrafi/