Majko: Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas lajmit se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, është ngritur aktakuzë për krime lufte.

Majko ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë.

‘’Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka vendosur akuzav ndaj drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.’’, ka thënë ai.

‘’UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!’’, shton ai.