Majlinda Kelmendi e Bronztë në “Tokio 2019”

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin “Tokio 2019”.

Kelmendi ka arritur ta mposhtë Joana Ramosin nga Portugalia.

Kjo ndeshje ishte shumë dramatike, pasi pas një përplasje në mes të tyre Joana u lëndua ndërsa ndeshja u shtye për disa minuta.

Fitueses së të artës olimpike i është shtuar edhe një medalje e Bronztë.

Majlinda Kelmendi ishte mposhtur në gjysëmfinale nga ish kampionia e botës në Xhudo, Uta Abe, pas një ndeshje shumë të fortë, në minutat shtesë.