Majlinda Kelmendi humbet duelin reagim emocional i trajnerit Kuka

Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi ka pësuar sot në garat e Lojërave Olimpike nga hungarezja Reka Pupp, në kuadër të kategorisë 52 kilogramë, në garat “Tokio 2020”, duke humbur njëherit edhe mundësinë për medalje olimpike.

Nga ana tjetër, Distria Krasniqi, në ditën e djeshme ka siguruar medalje olimpike në këto lojëra, e që duke e rrëmbyer të Artën, I ka mundësuar edhe Kosovës medjalje, si të dytën me rradhë, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Nga ana tjetër, pas duelit të sotëm, ka pasuar edhe reagimi emocional i trajnerit Driton Kuka, cili duke falënderuar xhudistet, i ka quajtur ato “krenari të veprimtarisë së tij”.

“Krenaria e veprimtarisë time …
Majlinda të falenderoj për jetë!
Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.
Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!
Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.
Kokën lartë Majlinda!
Krenar me ty deri në frymën time të fundit …”-shkruan Kuka.