Majlinda Kelmendi pëson në gjysmëfinale

Xhudistja pejane me famë botërore, kamioonja Majlinda Kelmendi raportohet se ka humbur në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tel Avivit, duke pësuar në gjysmëfinale nga britanikja Chelsie Giles.

Sipas raportimeve, Giles fitoi me Ippon në kohën shtesë, ndërsa për Kelmendin, kjo ishte lufta e tretë në ditën e parë të këtij Grand Slami që nisi të enjten.

Dy luftërat e para, kampionia olimpike në xhudo i fitoi, duke e mposhtur gjermanin Annika Ëurfel dhe rusen Alesya Kuznetsova.

Pas eliminimit në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë, Kelmendi mbetet në garë për medaljen e bronztë.