Majlinda “rrah” edhe polaken, plasohet në gjysmëfinale

Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi bën edhe një hap të madh në garën për medalje në Lojërat Olimpike “Minsk2019”, ku ka siguruar gjysëmfinalen e kësaj gare.

Majlinda pasi mundi polaken, Karolina Pienkowska, në kategorinë deri në 52 kilogramë ka siguruar gjysëm finalen e Lojërave Olimpike ‘Minsk 2019’.

Majlinda sfidën kundër Pienkowska e fitoi me ippon. Për të kaluar në finale, Majlinda Kelmendi tani duhet të mposht Amandine Buchardin.