Malishevë: Sulmohet nëna dhe dy djemtë e saj

Policia raporton se në Malishevë, më 6 qershor ka arrestuar dy të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar nënën e tyre dhe dy vëllezërit tjerë.“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar vëllezër të cilët për shkak të një mosmarrëveshje pronësore i kishin sulmuar fizikisht tri viktimat, nënën e tyre dhe dy vëllezërit të cilët si pasoj kanë pranuar tretman mjekësor”.“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.