Man.Utd mposht LASK Linz-in me formacionin e dytë

Manchester Unitedi e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Evropës duke eliminuar skuadrën austriake, LASK.

Djajtë e Kuq kishin fituar me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë në Waldstadion, prandaj në sfidën në Old Trafford hynë me shumë lojtarë nga banka rezervë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në minutën e 55-të të parët realizuan mysafirët me anë të Philipp Wiesinger.

Dy minuta më pas, Jesse Lingard e barazoi rezultatin (57’) falë asistimit nga Juan Mata. Mesfushori spanjoll ishte asistues edhe në golin e dytë të vendasve, të cilin e realizoi Anthony Martial (88’).

Në këtë mënyrë, me rezultat të përgjithshëm prej 7-1, Unitedi është kualifikuar tutje në Ligën e Evropës.

Në çerekfinale, Manchester Unitedi do të luajë kundër FC Kobenhavn që eliminoi ekipin e Istanbul Basaksehir.

Skuadra angleze kishte paraqitje më të mirë, prandaj ka marrë notë mestarë më të lartë (6.83) se ekipi austriak (6.47).

Me dy asistimet e tij, Juan Mata (8.7) ka marrë notën më të lartë në këtë takim.

Vlerësimi më ulët ka shkuar për ka shkuar për mesfushorin e LASK, Reinhold Ranftl (5.4).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të LASK (Foto: WhoScored)