Maqedonia e Veriut kryen gati 2 mijë teste në ditë, vetëm 1 viktimë në 24 orë

Maqedonia e Veriut ka kryer 1 885 teste gjatë 24 orëve të fundit nga ku 141 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Shkupi, 39 raste, Shtipi, 23 dhe Gostivari me 13 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se ka humbur jetën një person që ndodhej i shtruar në spital në Shkup, duke e çuar numrin e viktimave në 529.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se, 161 pacientë kanë lënë spitalin pas shërimit nga coronavirus.

Në total, deri tani Maqedonia e Veriut ka kryer mbi 117 mijë teste ku kanë rezultuar 12 083 raste pozitive.

Nga këta, 8 248 persona janë shëruar tashmë ndërsa raste aktive mbeten 3 306 persona.