Marihuanë në burgun e Dubravës

Në qendrën korrektuese të burgut të Dubravës janë gjetur gjashtë qese të vogla me substancë narkotike, marihuanë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30 në burgun e Dubravës, në Istog.

Siç thuhet në raport, në konsultim me prokurorinë është iniciuar lënda e rastit e cila ëhstë në hetim.

“Burgu i Dubravës, Istog 10.03.2021 – 13:30. Është raportuar se në qendrën korrektuese të burgut në Dubravë oficerët korrektues kishin gjete gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë rreth 8 gram. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.