Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 shtatori 2019

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019.Rrjedhimisht, ju njoftojmë se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019 ndërkaq, përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019.Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave  dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të  paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse në adresat vijuese:

1. Në Republikën e Kosovës:Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Divizioni i Pensioneve të JashtmeDepartamenti i PensioneveMinistria e Punës dhe Mirëqenies SocialeRruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.110000 PrishtinaTel +38338211663Republika e  Kosovës
2. Në Konfederatën e Zvicrës: 
Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët): 
Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] Av. Edmond-Vaucher 18 Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel : +41 58 461 91 11 Faks: +4158 461 97 05 Internet: http:/www.zas.admin.ch
Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit: 
IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit] Av. Edmond-Vaucher 18Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel. +41 – 58 461 91 11 Faks +41 58 461 99 50 Internet: http://www.zas.admin.ch