Marrëveshje për kontroll të ujit në Viti

Komuna e Vitisë ka njoftuar se është nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tri vjeçare për kontroll të ujit në rajonet rurale.

Një marrëveshje e tillë është nënshkruar në mes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Vitisë dhe dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik. Sipas kësaj marrëveshjeje, për tre vjetet e ardhshme do të bëhet kontrollimi rutinor i kualitetit të ujit të pijshëm, me të cilin furnizohet popullata në zonat rurale.

Me anë të kësaj marrëveshje, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të zbatoj Udhëzimin Administrativ për Shëndetësi për testimin dhe zbatimin e standardeve minimale për kualitetin e ujit të pijshëm. Ndërsa Qendra Rajonale e Shëndetit Publik do të bëjë mostrimin e ujit nga ekipe profesionale në përputhje me standardet e OBSH-së.