Marseille apo Besiktas, cili do të jetë destinacioni i Durmishit?

(nga TopSporti.com) – Mbrojtësi i Danimarkës me origjine shqiptare, Riza Durmishi, mund të përfundojë në Superligën turke, sikurse edhe Donis Avdijaj që nuk u rehatua në Holandë e Gjermani.

L’Equipe i Francës ka bërë të ditur se për shërbimet e Durmishit janë të interesuara Besiktas dhe Olympique Marseille, të cilat janë duke e vëzhguar situatën e lojtarit te Lazio.

Durmishi erdhi te Lazio nga Real Betisi për 7.5 milionë euro, ndërsa është standard në mbrojtjen e Danimarkës. Për shkak të lëndimeve ai luajti vetëm 19 lojë për Lazion dhe të shumtën e tyre si zëvendësues.

Marseille është gati të ofertojë, ndërsa Besiktas ka bërë ofertë prej huazimit për një stinor dhe opcionit të blerjes në sezonin tjetër prej 8 milionë eurove.