Masat e reja: Nuk ka tubimet me më shumë se 10 persona

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje, ndërsa pritet të merret vendim për masat të reja antiCOVID-19.

Ndër masat e reja janë edhe ato me grumbullime. Në pikën 21 të këtij vendimi thuhet se ndalohen të gjitha tubimet me rrezikshmëri të lartë me më shumë se 10 persona.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Ndalohen të pamet”, thuhet në njoftim.

Në pikën 23 të këtij vendimit, thuhet se lejohen funeralet vetëm me familjarë të ngushtë.