Maska 1.5 milionë dollarëshe, e punuar në argjendari

Një argjendari në Izrael ka realizuar një maskë për COVID-19 që kushton 1.5 milionë dollarë. Punimi është bërë për një klient amerikan më shumë në formë arti, se si veshje e shtrenjtë, sipas argjendarisë.

Maska është punuar me flori 18 karat dhe është zbukuruar me 3600 diamantë të vegjël, të bardhë e të zinj. Më pas do t’i vendoset dhe një filtër “N99” që kanë maskat e vërteta, për të krijuar edhe mbrojtjen e duhur nga viruset.

“Nuk mendoj se do ta përdorin për të shkuar në supermarket, por në raste të veçanta”, thotë Isak Levi, pronari i argjendarisë “Yvel”.

Ai tha se klienti është një koleksionist arti kinez, i cili jeton në SHBA.

“Është një klient shumë tërheqës, shumë i pasur dhe që pëlqen të bjerë në sy”, tha Levi, i cili planifikon që ta bëjë personalisht dorëzimin e maskës në tetor, kur ta ketë mbaruar.

Për maskën po punon një ekip prej 25 artizanësh, dhe në këtë kohë krize shëndetësore dhe ekonomike mund të shihet nga disa si një krekosje vulgare, por Levi thotë se në radhë të parë është një vepër arti.

“Jemi shumë krenarë që po bëjmë një makë që u ofron punë shumë njerëzve që kanë vërtet nevojë për të punuar në këto kohë të vështira”, tha ai.

Tags: