Në Busavatë të Kamenicës, Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të Parkut Rekreativ në Busavatë që kap vlerën rreth 70 mijë euro.
Matoshi është shprehur i lumtur që po investojnë në krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijët e këtij fshati.
“Në këtë fshat kanë munguar investimet, aktivitetet sportive e rekreative kurse me këtë projekt do të bëhet rregullimi i ambientit, do të këtë ulëse, shetitore, hapësira për sport e rekreacion, ndriçim publik për fshatin”.
Për këtë projekt në emër të banorëve të fshatit foli Gani Maliqi i cili tha se “ministri Matoshi është i vetmi nga institucionet që po përkujdeset për këtë fshat”./Klankosova