Maturantët e Gjimnazit ” Loyola” të padiskutueshëm në Testin e Maturës, 100% kalueshmëria

Edhe këtë vit, Gjimnazi “Loyola”- Prizren ka arritur rezultatin maksimal në provimin e Maturës Shtetërore.

Nga të dhënat që dje publikoi MASHT-i, kalueshmëria e këtij provimi në këtë shkollë është 100%, që do të thotë se provimin e kanë kaluar të gjithë nxënësit, gjithsej 117.

Bazuar në suksesin e përgjithëshëm, sipas lëndëve, arritshmëria e nxënësve të kësaj shkolle arrin në 77.8 %. Kështu, Gjimnazi “Loyola” vazhdon traditën e sukseseve të larta, duke qëndruar dukshëm mbi mesataren në nivel vendi.