Maturantja më e bukur në Shqipëri, malësorja nga familja me 14 burra të pushkatuar

Është traditë tashmë prej një kohe relativisht të gjatë që 4 vitet e gjimnazit të kurorëzohen në mbrëmjen e maturës, por vitet e fundit është bërë trend dhe zgjedhja e maturantes së vitit ose çiftit maturant të vitit!

Në Tiranë dhe Shqipëri për vitin 2019 padyshim që maturantja e vitit është Xhoi Fusha, një vajzë tepër e bukur e cila shndrin në fustanin e saj mbushur me kristale!

Por nuk mbaron e gjitha këtu, Xhoi siç shihet edhe në foto ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me modelen me famë botërore Bella Hadid, për të mos thënë identike.

Xhoi është stërmbesa e Bajraktarit të Shoshit, Lulash Gjeloshi, trungu i të cilit në vitet e komunizmit u persekutua në mënyrën më mizore të mundshme duke i vrarë e masakruar 14 burra të familjes.