Mbahet dëgjim publik për buxhetin në Istog

Në Komunën e Istogut sot është mbajtur dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale të kësaj komune për vitet 2020-2022.

Gjatë këtij dëgjimi publik me qytetarët Osman Sadikaj, Zyrtarë Kryesor Financiar, ka dhënë informata rreth dokumentit duke ofruar detaje mbi grantet qeveritare, të hyrat vetanake komunale si dhe projektet e planifikuara kapitale për periudhën 2020-2022.

Nga qytetarët e pranishëm në takim u dhanë propozime për investime në fusha të ndryshme duke qenë se plani strategjik për buxhet është si rezultat i nxjerr nga kërkesat e qytetarëve.