Mbahet takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot, nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, është mbajtur takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në këtë takim sipas njoftimit të kësaj partie u diskutuan raporti i punës 2015-2019, raportet financiare 2015-2018 të audituara pa vërejtje dhe të publikuara me transparencë të plotë, Qeveria në mandatin e LDK-së 2014-2017, grupi parlamentar i LDK-së në opozitë, aktiviteti i organeve të LDK-së si Kuvendi Punues, Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia, degët, Forumi i Gruas, Forumi i Rinisë, Këshilli i Ekspertëve dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”, rezultatet e zgjedhjeve qendrore dhe lokale të vitit 2017 si dhe bashkëpunimi me Partitë Popullore Evropiane – EPP – European People’s Party.