Mbahet takimi i rregullt i sigurisë lokale në Suharekë

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke i dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha ato që kanë ngjarë.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar përfaqësuesi i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Haxhi Kabashi. Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë, më pastaj ka shtuar se nga rastet që kanë ndodhur janë : 1 Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës (granatë dore në Nepërbisht), 1 lëndim i rëndë trupor, 1 dhunë në familje në fshatin Budakovë, 1 tentim vetëvrasjeje në fshatin Greikoc, 1 sulm në fshatin Shirokë, rrahje e nxënësve të SHFMU “17 Shkurti “ dhe 2 raste të vjedhjeve në Vraniq.

Edhe përfaqsuesi i OSBE-së, ka fol për aktivitetet e kësaj Organizate si dhe ai i LMT-së, për angazhimet në terren, njofton Komuna e Suharekës.