Mbappe thyen rekordin e Messit dhe futet në histori të Ligës së Kampionëve

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, është futur në histori të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti francez me golin e realizuar sonte (e mërkurë) ndaj Barcelonës është bërë lojtari më i ri i kësaj gare që arrin shifrën e 25 golave.

Ylli parisien me 22 vjet e 80 ditë e ka thyer rekordin e Lionel Messit, pasi sulmuesi argjentinas kishte shënuar 25 gola në garën më prestigjioze për klube në moshën 22 vjeç e 286 ditë.

Kylian Mbappe ka realizuar 4 gola në dy ndeshjet ndaj Barcelonës dhe me PSG-në është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Gazeta inFokus/