Mbesa e presidentit Hashim Thaçi: Vjosa Osmani improvizon me qëllim situata për tu ngritur politikisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi ka komentuar situatën e mbrëmshme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, kryetarja e Kuvendit me qëllim po krijon situata të pakëndshme në sallën e Parlamentit.

“Ftoj te gjithë deputetet ta marrin seriozisht këtë situate, dhe mos ta lëne Kuvendin qe te kthehet ne një institucion autokratik, qe përdoret per bullizem politik e per te cilin druaj se vec se ka filluar ta humbas funksionin dhe natyren e tij perfaqesuese e legjislative”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Qasja selektive ndaj gjuhes parlamentare dhe diskriminimi i deputeteve te PDK-se nga ana e kryetares se Kuvendit te Kosoves eshte e pa precedent. Sulmet verbale qe shkojne ne kufi te sulmeve fizike nga ana e disa deputeteve te Vetevendosjes ndaj deputeteve te PDK-se (siq ishte rasti i mbremshem i Fitore Pacollit ndaj Ganimete Musliut), jo vetem qe tolerohen dhe nuk denohen, por shume shpesh edhe inkurajohen. Nderkohe qe kryetarja e Kuvendit ne vend qe te drejtoje seancat ne menyre te drejt dhe te paanshme, ajo improvizon situata te cilat i perdor ne strategjine e saj te vjeter per ngritje politike: “sindroma e viktimizimit”.

Ftoj te gjithe deputetet ta marrin seriozisht kete situate, dhe mos ta lene Kuvendin qe te kthehet ne nje institucion autokratik, qe perdoret per bullizem politik e per te cilin druaj se vec se ka filluar ta humbas funksionin dhe natyren e tij perfaqesuese e legjislative./indeks/

Tags: