Mbeturinat vërshojnë Lumin Krena në Gjakovë

Qytetarë të Gjakovës në rrjete sociale kanë postuar një video në të cilën shihet se Lumi Krena është vërshuar nga mbeturina të shumta.

Përkundër kampanjave të shumta për vetëdijësimin e qytetarëve për mbrojtje të ambientit dhe miliona eurove të shpenzuara për eliminimin e deponive ilegale, mjedisi në Kosovë po vazhdon të dëmtohet në mënyrë të egër.

Veprimet e institucioneve qendrore dhe të atyre lokale nuk po tregohen efikase në luftën ndaj ndotësve të ambientit.

Gjatë javës së kaluar Komuna e Gjakovës kishte inicuar punimet për vazhdimin e ndërtimit të shëtitores po në shtatin e Lumit Krena.