Mbi 1 mijë të vdekur nga Coronavirusi në Turqi

Numri i të prekurve nga Coroanvirusi në Turqi ka tejkaluar numrin 47 mijë  persona.

Në Turqi 98 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Coronavirusi kështu duke e çuar numrin e vdekjeve në 1,006 persona.

Sipas ministrisë së shëndetësisë turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Coronavirus është rritur në 47,029 persona.

“Gjithashtu janë kryer 30 mijë e 864 teste në 24 orët e kaluara dhe numri total i testeve të kryera deri më tani ka arritur në 307 mijë e 210”, sqaroi Ministria turke e Shëndetësisë. /21Media