Që nga fillimi i vitit janë mbajtur vetëm 31 seanca, pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro.
Që kur u betuan deputetët në shkurt të këtij viti, kjo sallë ishte më shumë e zbrazët sesa e mbushur, e kjo për shkak të pandemisë Covid -19 e cila pamundësoi, të mbaheshin seancat që ishin planifikuar.
E kur ato thirreshin, shumë deputetë i bojkotonin dhe salla zbrazej pasi në shumë raste nuk kishte kuorum.
Në kohën e Qeverisë Kurti, u mbajtën gjithsej dhjetë seanca, njëmbëdhjetë, u zhvilluan nga 3 qershori, kur në krye të Qeverisë u vendos Avdullah Hoti.
Përveç kësaj deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet që pas kësaj jave të shkojnë në Pushim, por, për kohën pritet të vendos Kryesia e Kuvendit.
“Kryesia do të vendosë për kohën se kur duhet të shkojë Kuvendi në pushim. Ende nuk ka një vendim të tillë.”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Kryetares