Mbi 100 të vdekur nga fundosja e anijes

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar për fundosjen e një anijeje të madhe në Detin Mesdhe.

Në anije ndodheshin me qindra migrantë të cilët ishin nisur nga Libia për të shkuar në brigjet e shteteve europiane.

Raportohet se mbi 130 migrantë janë shpëtuar nga forcat detare të Libisë, derisa së paku 150 migrantë mund të kenë vdekur si pasojë e përmbysjes së anijes.