Mbi 12 mijë viktimat nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 12 mijë, ndërsa numri i të infektuarve është në mbi 383 mijë.

Qyteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë më i godituri, me mbi 3400 të vdekur.

Një njësi e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara duke mbërritur në Qendrën Javis, Nju Jork (7 prill 2020)
Një njësi e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara duke mbërritur në Qendrën Javis, Nju Jork (7 prill 2020)

Ndërkohë, u njoftua se Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të kalojë natën e dytë në pavionin e kujdesit intensiv. Mbrëmë, Presidenti Donald Trump tha dje se ka ofruar ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik. Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që “të kontaktonin menjëherë Londrën”. Sekretari i Jashtëm Dominic Raab konfirmoi se Kryeministri Johnson po mbahet me oksigjen, por se nuk e ka të nevojshme frymëmarrjen artificiale.

Sipas njoftimeve të tjera, sot për herë parë Kina nuk raportoi vdekje të reja nga koronavirusi. Po ashtu pati një rënie të rasteve të reja me COVID 19, një ditë para se qyteti i Uhanit, ku u shfaq virusi në fund të dhjetorit, përgatitet të heqë karantinën. / VOA

Tags: ,