Mbi 17 mijë qytetarë të Kosovës e mposhtën koronavirusin

Derisa javët e fundit po rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, shumë qytetarë gjithashtu po fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

Vetëm në 24 orët ë fundit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shëruar 193 pacientë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në sot është gjithsej 17.055 raste.

Shqetësues vazhdon të mbetët numri i lartë i të vdekurve. Deri më sot është raportuar për 809 raste të vdekjes.

Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 28.616 nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 10.752./Express