Mbi 2 mijë e 300 kontakte të rasteve me coronavirus nën mbikëqyrjen e IKSHPK-së

Kosova numëron 112 persona të prekur me coronavirus, ndërsa pas përsëritjes së dytë të testimit, lajmi i mirë është se 5 pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi se janë nën mbikëqyrje 2 mijë 351 persona të tjerë të cilët janë kontakte të rasteve me coronavirus.

Sipas IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Prej 8 shkurtit të këtij viti e deri më 31 mars janë testuar gjithsej 1 mijë 267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes së një të moshuari 82-vjeç./rtv21/.