Mbi 200 ushtarakë të arrestuar në Turqi

Në Turqi po vazhdon aksioni i madh për identifikimin dhe arrestimin e personave të cilët pretendohet të jetë pjesë e Lëvizjes Gyleniste, e cila nga ana e autoriteteve turke cilësohet si organizatë terroriste.

Në kuadër të aksionit të fundit të nisur dje dhe e cila po vazhdon edhe sot, janë arrestuar mbi 200 ushtarakë me grada të ndryshme në Ushtrinë Turke.

Arrestimet kanë ndodhur me urdhër të autoriteteve të drejtësisë në qytetet Izmir, Kocaeli dhe në Ankara.

Mësohet se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë pjesë e forcave ajrore të ushtrisë turke.

Autoritetet turke e mbajnë përgjegjëse Lëvizjen Gyleniste për tentim grusht-shtetin të korrikut të vitit 2016 dhe e ka shpallur këtë organizatë terroriste duke ndërmarrë aksione të gjëra të arrestimit të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të kësaj brenda dhe jashtë Turqisë.