Mbi 50% e kosovarëve deklarojnë se nuk do të vaksinohen për Covid-19

Në një anketë të publikuar nga Radio Evropa e Lire, del që mesatarisht 50% e të anketuarve në shtetet e Ballkanit Perëndimorë nuk duan të vaksinohen kundër koronavirusit.

Prej këtyre shifrave, shtetasit e Malit të Zi janë më të gatshmit që të marrin vaksinën anti-Covid.

Pas tyre vijnë shtetasit e Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të fundit janë ata të Bosnjë e Hercegovinës.

56% e shtetasve të Kosovës kanë deklaruar se nuk do të vaksinohen, ndërsa vetëm 37% janë deklaruar pro vaksinimit.

Vetëm shtetasit e Bosnjës janë më skeptikë për vaksinën se ata të Kosovës.

Këto janë shifrat: